Klubi i Kauzës Sociale, një nismë inovative që synon të mbështesë të mbijetuarat nga trafikimi dhe dhuna në familje, zyrtarisht hapi dyert më 5 dhjetor 2023 në Dajç. Ky projekt, i nisur në kuadër të projektit europian “Forcimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodër (TVESA)”, shënon një pikë kulmore në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe promovimin e përfshirjes sociale në Shqipëri.
Klubi i Kauzës Sociale ofron një mjedis mbështetës ku të mbijetuarat mund të kenë qasje në një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse, duke përfshirë mbledhjen e fondeve, mentorimin dhe trajnimin profesional. Klubi funksionon si qendër burimore dhe si qendër komunitare, duke ofruar një varg aktivitetesh të projektuara për të nxitur fuqizimin dhe rritjen personale.
Aktivitetet dhe Shërbimet të Ofruara:
- Klubi i Kujdesit Personal: Edukimi për një rutinë ditore mbi higjienën personale me fokus në kujdesin e fytyrës, flokëve, dhëmbëve, duarve, këmbëve, dhe kujdesin e lëkurës së trupit.
- Klubi i Gjuhës Angleze: Zhvillimi i aftësive gjuhësore për të përmirësuar komunikimin në anglisht dhe rritur mundësitë e punësimit.
- Klubi i Filmit: Shfaqje javore filmash me përzgjedhje tematike si komeditë dhe dhe filmat vizatimor që mund të shihen familjarisht.
- Klubi i Rrobaqepësisë dhe Artizanatit: Kurset profesionale në prerje, qepje, dhe punime artizanale tradicionale.
- Klubi i Pikturës për Fëmijët: Klasa arti për fëmijë të vegjël për të nxitur kreativitetin dhe shprehjen me karakter terapeutik.
- Klubi i Yogas: Sesionet e relaksimit dhe të vetëdijes për të promovuar mirëqenien mendore.
- Këshillimi për Punësim: Udhezim dhe mbështetje për të ndihmuar përfituesit të gjejnë dhe sigurojnë mundësi punësimi.
Rreth Projektit: Projekti TVESA është një përpjekje bashkëpunuese e implementuar nga Different & Equal (D&E) në partneritet me Bashkinë e Shkodrës dhe KMOP – Qendrën për Veprim dhe Inovacion Social (Greqi). Financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri në kuadër të programit Mbështetje e BE-së për Përfshirjen Sociale, projekti I dedikohet përmirësimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave duke ofruar shërbime të integruara kujdesi social në një mënyrë të ndjeshme ndaj gjinisë dhe miqësore ndaj fëmijëve.
Qëllimet dhe Objektivat: Klubi i Kauzës Sociale synon të:
- Ofrojë një hapësirë të sigurtë dhe mikpritëse për të mbijetuarat për t’u socializuar dhe marrë pjesë aktivitete të ndryshme.
- Ofrojë trajnim profesional dhe këshillim për punësim për të lehtësuar fuqizimin ekonomik dhe riintegrimin në komunitet.
- Mbështet nënat e vetme përmes shërbimeve të Kujdesit Alternativ për Fëmijët, duke siguruar që fëmijët e tyre të marrin kujdesin e duhur dhe mbikëqyrje jashtë orareve të rregullta të kopështit dhe shkollës.
- Promovon vetëdijesim dhe edukim mbi çështje kritike si prindërimi pozitiv, dhuna me bazë gjinore dhe shëndetin përmes aktiviteteve dhe fushatave tematike.
Partnerë dhe Mbështetje: Bashkia e Shkodrës luan një rol kyç në projekt duke harmonizuar shërbimet sociale lokale me strategjitë kombëtare dhe duke siguruar përfshirjen dhe mosdiskriminimin e të gjithë anëtarëve të komunitetit. Different & Equal (D&E), e themeluar në vitin 2004, vazhdon të ofrojë shërbime cilësore për riintegrimin e viktimave të dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe kundërpërgjigjur shkeljes së këtyre të drejtave të njeriut. KMOP luan një rol thelbësor në projekt duke ofruar ekspertizë në shërbimet sociale, drejtuar programe që promovojnë mirëqenien dhe reduktojnë vulnerabilitetin, si dhe duke mbështetur mundësitë edukative për përfituesit.
Informacion mbi Kontaktet:
- Klubi i Kauzës Sociale: klubisocialdajc.eu
- Bashkia e Shkodrës: bashkiashkoder.gov.al
- Të Ndryshem dhe të Barabartë (D&E): differentandequal.org
- KMOP – Qendra për Veprim dhe Inovacion Social (Greqi): www.kmop.gr
Për më shumë informacion ose për t’u përfshirë, ju lutemi vizitoni faqet tona të internetit ose na kontaktoni drejtpërdrejt në: al-tvesa-project@kmop.org