KLUBET

Një ndër aktivitetet e realizuara jashtë klubit është aktiviteti i zhvilluar në kuadër të muajit të Ndërgjësimit për kancerin e Gjirit. Ky aktivitet u realizua më një iniciativë që disa prej përfituesve tanë të shoqërohen për të bërë Mamografi. Synimi i aktivitetit ishte që përmes kontrolleve periodike apo diagnostifikimi I hershëm mbetet kura më efikase dhe se Mamografia shpëton jetë.

Klubi i kujdesit për veten

Një alternativë për tu kujdesur jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe në kultivimin e disa shprehive që lidhen me higjenën dhe rutinën e përditshme. Edukim për ti kushtuar kohë vetes me anë të ritualeve të thjeshta për tu ndjerë sa më të kuruar estetikisht. Këshilla mbi grimin, flokët, thonjtë dhe gjithçka që duhet të dimë për kujdesin ndaj vetes.

  • Kujdesi për Fytyrën
  • Kujdesi për Flokët
  • Kujdesi ndaj dhëmbëve
  • Kujdesi për duart dhe këmbët
  • Kujdesi për lëkurën e trupit

Klubi i Artit

Të qënit krijues është një mënyrë për të shpalosur talentin dhe për të realizuar gjëra të bukura.

  • Vizatime dhe Piktura të ndryshme

Klubi i Filmit

Sigurisht që brenda klubit nuk mund të mungonte një “Kinoklub” ku përfitueset çdo javë zgjedhin të shohin një film me një tematikë të caktuar.

Tematikat janë:

  • Filma komik
  • Filma Vizatimorë (për ti parë sëbashku me fëmijët e tyre)

Rrobaqepësi & Punë dore

Gjithkush do donte të ishte stilist i vetes së tij. Në Klubin Social synohen dhe kurset profesionale mbi prerje/qepje dhe realizim veshjesh. Me anë të punimeve të dorës tradicionalja nuk ngelet pas ku teknikat e punimit me grep e shtiza të trashëguara brez pas brezi nuk dalin asnjëherë nga moda.

Klubi i vizatimit për të vegjëlit

Përveç pjesëmarrjes së të rriturve në Klubin Social, edhe fëmijëve të përfitueseve u jepet mundësia për aktivitete të ndryshme. Shumë prej tyre marrin mësimet e para të pikturës duke e bërë këtë një përvojë stimuluese e cila vjen në formën e teknikave argëtuese dhe terapeutike.

Klubi i Yoga

Në mënyrë që të lehtësohen nevojat e përfituesve, është vendosur një kënd ku secili që ka nevojë relaksimi të bëjnë Yoga pas një ditë të ngarkuar.