Partnerët
Bashkia Shkodër (Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Pubik)
Bashkia Shkodër ka zhvilluar Politikat Sociale për territorin ku vepron të cilat përfshijnë:
- Mbulimin sa më të plotё të territorit me shërbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit.
- Gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
- Bashkёrendimin dhe harmonizimin e aktiviteteve lokale me strategjitё dhe politikat kombёtare, me institucionet nё varёsi tё pushtetit qendror, bashkitё fqinje dhe shtetet kufitare.
- Partneritetin e ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
- Me qëllim fuqizimin e shërbimeve sociale në Bashkinë e Shkodrës shërbimi i strehimit është pjesë e shërbimeve sociale, duke sjellë harmonizimin dhe bashkërendimin më efikas të shërbimeve sociale në mbështetje të grupeve sociale më në nevojë.
- Përmirësimi i shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përmes aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin esëmundjeve, si dhe ndërtimi, rehabilitimi, mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor.
KONTAKTE:
“Të Ndryshëm & Të Barabartë”
“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse e krijuar në Maj të vitit 2004 që ofron shërbime riintegruese për viktimat shqiptare të trafikimit.
Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” udhëhiqen dhe përmbushin linjat e strategjive dhe planeve të veprimit kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe detyrimet e organizatës si Anëtare e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikimit.
Qysh prej 2004, “Të Ndryshëm & Të Barbartë” kontribuon në këto linja me:
- Shërbime për reintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit dhe fëmijëve të tyre përfshirë shërbime rezidenciale dhe komunitare
- Aktivitete për lehtësimin dhe rritjen e aksesit të viktimave të trafikimit në shërbimet publike
- Ndërgjegjësim i komunitetit për pasojat e trafikimit dhe të drejtat e viktimave të trafikimit
- Aktivitete për vlerësimin e tregut formal të punës dhe rritjen e aksesit të viktimave në të
- Mbështeje financiare dhe teknike për gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim
- Trainime për OJF dhe institucione shtetërore
- Studime dhe vlerësime të procesit të reintegrimit të viktimave të trafikimit
- Pjesëmarrje në procesin e identifikimit të viktimave të trafikimit
- Informim dhe konsulencë teknike për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
Informacione Kontakti
Tel: +355 (4) 222 18 92
E-Mail: contact@differentandequal.org
Web: differentandequal.org
Adresa Postare
Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”
Rr: Fortuzi, Godina nr. 24, Hyrja nr.4, Apartamenti. nr.4 , Tiranë, Shqipëri.
KMOP – Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi)
KMOP, u themelua në vitin 1977, ajo është një nga organizatat më të vjetra të shoqërisë civile në Greqi, me përvojë të gjerë në ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe zbatimin e nismave sociale. Gjatë viteve të fundit, organizata ka krijuar një prani ndërkombëtare, dhe tani është aktive në 7 vende dhe ka zyra të përhershme në Athinë, Selanik, Bruksel dhe Shkup.
KMOP është i përkushtuar për të bërë një ndikim pozitiv social përmes kërkimit dhe nismave inovative që trajtojnë çështje kritike sociale, informojnë debatin publik dhe ndihmojnë në formimin e politikave, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Misioni ynë është të kontribuojmë në hartimin efektiv të politikave sociale dhe të udhëheqim programe me ndikim që promovojnë mirëqenien individuale, zvogëlojnë pabarazitë, eliminojnë dobësitë dhe nxisin një rritje sociale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Ne mbështesim në mënyrë aktive individët dhe komunitetet përmes ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe mundësive arsimore, zbatimit të nismave inovative, kërkimit dhe hartimit të politikave me ndikim.
Web: kmop.org