Aktivitete të brendshme
Ndërtimi i marrëdhënies dhe Planit të Aktiviteteve
Mentorimi është një proces i cili ka për qëllim ndërtimin e një marrëdhënieje ndihmuese për rastet. Rastet ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe marrëdhëniet me secilin rast ndërtohen në mënyrë unike. Për të ndihmuar në krijimin e marrëdhënies është e rëndësishme kryerja e disa aktiviteteve së bashku me to. Aktivitetet mendohen dhe realizohen me qëllim angazhimin, informimin, edukimin, argëtimin dhe socializimin e përfitueses. Këto aktivitete përzgjidhen në bazë të interesave dhe dëshirave të tyre duke ndërtuar një plan aktivitetesh për një periudhë të shkurtër kohore.
Realizimi i Aktiviteteve tek Klubi i Kauzës Sociale
Aktivitete ndërgjegjësuese me tematika të ndryshme
- Prindërimi pozitiv
- Dhuna me bazë gjinore
- Fushat kryesore të zhvillimit të fëmijëve në moshë parashkollore
- Pse mbrojta fillon në familje
- Të luajmë së bashku
- Të luftojmë kancerin e gjirit
- Të festojmë së bashku
- Punime dore
- Si të kujdesemi për veten
- Të flasim për problematikat tona të përditshme
Shërbimet në Alternativën e Kujdesit Pasdite për Fëmijët
- Përkujdesje dhe mbikqyrje
- Kujdes për Higjenën dhe Shëndetin
- Mbështetje për shkollën/detyrat e shtëpisë
- Mbështetje emocionale dhe mësimin e sjelljeve pozitive sociale
- Lojëra
- Informimin e nënës dhe konsultimin me të lidhur me kujdesin për fëmijën
- Observimin e sjelljeve të fëmijës dhe raportimin e dyshimeve për neglizhim, abuzim apo ekspozim tek dhuna
- Vlerësim dhe mbështetja psikologjike/mjekësore
Si dhe këto shërbime/mundësi jashtë ambienteve të alternativës së përkujdesit
- Vlerësimi i nevojave dhe planifikimi i kujdesit
- Transporti
- Shëtitjet
- Referimi i nënave dhe fëmijëve për vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm
- Mbështetje për prindërimin për nënat